2 korrik 2026
JUL 02 2026 · 12:00
2 korrik 2026 Ishte mbledhja e fundit e grupit parlamentar. Unë isha aty. Ishin aty edhe njerëz që së bashku tashmë kishim kaluar 35 ditë në protestë. Ishim aty për të kundërshtuar sistemin dhe klasën politike, paqësisht, ashtu si çdo ditë. Po ti, ku ishe? Nuk e kam fjalën për ata që ishin në punë apo kishin një arsye të fortë që ua bënte të pamundur të ishin aty. E kam fjalën për ata që zgjodhën të mos përfshiheshin. Ndoshta ishe ende në gjumë. Ndoshta ishe në një kafe. Ndoshta po na shihje nga televizioni ose nëpër reels. Si të dukeshim? Të ngjanim mirë? Apo të dukeshim thjesht si njerëz që dalin kot? Si u ndjeve kur pe vajza e djem, prindër e të moshuar që përballeshin me gaz lotsjellës dhe spraj djegës e irritues? Të pëlqeu ajo që pe? Kur policia filloi të përdorte forcë ndaj protestuesve, të dhimbsej ndonjëri? Apo the me vete: “Vetë kanë dalë, nuk i detyroi njeri.” A është bërë indiferenca kaq e madhe, sa nuk gjete as një minutë për të dërguar një mesazh të thjeshtë: “Si je?” Deri në këtë pikë kemi arritur. E megjithatë, mes gjithë atij kaosi, frike dhe dhimbjeje, truri ynë, të paktën i imi, ashtu si edhe telefoni im, regjistroi gjithçka. Sepse indiferenca nuk është thjesht heshtje. Indiferenca të bën bashkëpërgjegjës për padrejtësinë. Dhe historia do ta tregojë gjithçka: kush bëri çfarë, kush foli dhe kush heshti. Kur të vijë ajo ditë, pyetja nuk do të jetë vetëm çfarë ndodhi. Pyetja do të jetë: Po ti, çfarë bëre? E deri atëherë… nesër, më shumë. Për një Shqipëri të lirë. 🇦🇱
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary