🌍 Pse ka rëndësi Vjosa-Narta (Zemra e egër e Shqipërisë)Ky vend nuk është thjesht një hapësirë

JUN 14 2026 · 15:30

🌍 Pse ka rëndësi Vjosa-Narta (Zemra e egër e Shqipërisë)Ky vend nuk është thjesht një hapësirë

🌍 Pse ka rëndësi Vjosa-Narta? (Zemra e egër e Shqipërisë) Ky vend nuk është thjesht një hapësirë në hartë, është një mrekulli e gjallë. Peizazhi i Mbrojtur “Vjosa-Nartë” është një nga ekosistemet më të rëndësishme në të gjithë Mesdheun. 🦩 Shtëpia e shpirtrave të lirë: Është streha e fundit për mbi 200 lloje shpendësh. Këtu gjejnë qetësi Flamingot magjepsëse dhe Pelikani Kaçurrel, një specie e rrezikuar që ka zgjedhur pikërisht tokën tonë për të jetuar. 🌊 Biodiversitet unik: Nga dunat e rërës te kënata e kripës dhe Laguna e Nartës, ky vend është një mozaik natyror që mbron bregdetin tonë dhe pastron ajrin që thithim. 💔 Alarmi: Shkatërrimi vazhdon në heshtje... Mos u gënjeni! Heqja e një gardhi ishte thjesht një fasadë për të qetësuar syrin e publikut. Shkatërrimi është akoma aktiv i pamëshirshëm.Pas kuintave, “betoni po hidhet”. Të quash këtë “zhvillim” është fyerje. Kjo është një masakër e pastër oligarkike e ushqyer nga lakmia. Për përfitimet e disa njerëzve med pushtet, po vritet egërsisht natyra e fundit e virgjër që na ka mbetur, duke shkelur me këmbë ligjet tona dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. 🛑 Pika që përmbyti gotën: Një shtet në degradim dhe pa kujtesë Masakra ndaj Vjosa-Nartës është thjesht pika që përmbyti gotën e mbushur plot me mlf e dëshpërim. Kjo qeveri nuk meriton më të drejtojë Shqipërinë! Që nga momenti që ndryshuan ligjet për të legalizuar betonizimin e zonave të mbrojtura, ata treguan se nuk njohin kufi. 🎥 @vlora.views

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution