Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga protesta kundër projektit

JUN 25 2026 · 22:00

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga protesta kundër projektit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga protesta kundër projektit në Zvërnec, ku shfaqen disa shtetas të huaj që i janë bashkuar tubimit. Në video, dy vajza të reja pyeten për origjinën e tyre dhe përgjigjen se janë nga Kanadaja, ndërsa theksojnë se kanë origjinë iraniane. “Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë. Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution