ZVËRNECI: PSE ME KAQ NXITIM?
JUL 25 2026 · 15:21
ZVËRNECI: PSE ME KAQ NXITIM? Qeveria bën sikur po dëgjon dhe nxjerr nga xhepi "BESËN" për të na manipuluar, por kërkon VETËM TË FITOJË KOHË! ⏳ Sot po na serviren "afate 90-ditore" e premtime se do të ribëhet procesi demokratik. Por, kjo është thjesht një manovrë e radhës për të ulur gjakrat dhe për të shtyrë përplasjen! Pikërisht pyetjen "PSE ME KAQ NXITIM?" ngrija edhe më 30 Maj nga Zvërneci, vetëm 1 orë para se të niste protesta: Pse po trajtohen pasuritë tona kombëtare si mallra me datë skadence? Sot, pas mbi 50 ditësh qëndrese, Rama tregon se ka të njëjtin nxitim dhe interesa krejtësisht të kundërta me ato të protestuesve, të shqiptarëve dhe të vetë Bashkimit Evropian! JO! Kjo qeveri nuk mund të ketë më privilegjin të drejtojë Shqipërinë dhe të manipulojë proceset demokratike për interesat e pak njerëzve. Shqiptarët nuk mashtrohen më me lojëra afatesh e "besash" politike. Ne jemi ngritur dhe nuk do të zmbrapsemi pa arritur mbrojtjen e plotë të territorit tonë! Duke filluar nga: DOREHEQJA! #Zverneci #Sazani #Flamingorevolution #ZonatEMbrojtura #Protesta #ShqiperiERe #BashkimiEvropian #MbrojTerritorin #elisbaba
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary