TË SHPORRIM ATA QË NA MARRIN ZVARRË

JUN 30 2026 · 14:43

TË SHPORRIM ATA QË NA MARRIN ZVARRË

TË SHPORRIM ATA QË NA MARRIN ZVARRË Në Zvërnec apo në Tiranë, në 30 maj apo në 30 qershor, me kapuçë të zinj apo me uniformë policie, dhuna dhe represioni i një pushteti autokratik është gjithmonë aty. Të gatshëm për të dhunuar dhe tërhequr zvarrë këdo që guxon të ngrejë zërin dhe të protestojë. Reagimi dhe rezistenca sot, si kundërpërgjigje ndaj kafshërisë kundër protestuesve para Parlamentit, është më e rëndësishme edhe se një ditë pas Zvërnecit. O do t'i shporrim, o do të vazhdojnë t’na tërheqin zvarrë siç kanë bërë për 35 vjet më radhë. Rrugë të mesme nuk ka. Sot, ora 19:00, edhe më të shumtë, edhe më të vendosur: “RAMA JEPE DORËHEQJEN!” “RAMA N’BURG, BERISHA N’BURG!” “JU ERDHI FUNDI!”

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution