Kjo është një nga deklaratat më të forta sot nga një eurodeputete pas vizitës në Vjosë–Nartë.

JUL 09 2026 · 12:47

Kjo është një nga deklaratat më të forta sot nga një eurodeputete pas vizitës në Vjosë–Nartë.

Kjo është një nga deklaratat më të forta sot nga një eurodeputete pas vizitës në Vjosë–Nartë. @cristina_guarda tregon se pa me sytë e saj një rrugë rreth 7 kilometra të ndërtuar brenda zonës së mbrojtur, makineri pune, ndërhyrje në ekosistem dhe tharje të zonave të lagështa. Sipas saj, Ministri i Mjedisit pranoi se nuk kishte leje ndërtimi. Madje, kur u pyet si ishte e mundur që këto punime u lejuan, përgjigjja ishte: “Ne ende nuk jemi në Bashkimin Evropian.” Për eurodeputeten kjo është e papranueshme. Ajo thekson se në procesin e integrimit nuk mund të ulet niveli i mbrojtjes së natyrës dhe më pas të premtohet se do të rikthehet në të ardhmen. Mesazhi i saj është i qartë: Nuk janë protestat që rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Janë Ligji nr. 21/2024 dhe vendimet që dobësojnë mbrojtjen e natyrës. Prandaj ajo kërkon shfuqizimin e Ligjit nr. 21/2024. Dëgjojeni me vëmendje dhe shpërndajeni këtë video. Është e rëndësishme që çdo shqiptar të dijë se çfarë po thuhet për Shqipërinë në institucionet evropiane. *Kjo faqe nuk toleron asnjë aktivitet të paligjshëm, postuar vetëm për qëllime lajmesh dhe informacioni! Mos harroni të na ndiqni për të qëndruar të informuar rreth zhvillimeve.#abaniafreedomnews #albaniafreenews #albfreenews #albaniafreedom #albaniafreedomnews albfreedomnews rebelnewsalbania rebelnewsal rebelnewaal rebelnewsal albaniafreedomnews albaniafreenews abaniafreedomnews albfreenews albaniafreedomnews albania news tirana lajme

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution