Qindra peshq të ngordhur kanë mbuluar ujërat e rezervuarit në fshatin Gjinikas, në Bashkinë
JUL 14 2026 · 08:08
Qindra peshq të ngordhur kanë mbuluar ujërat e rezervuarit në fshatin Gjinikas, në Bashkinë Maliq, duke ngritur shqetësim te banorët e zonës. Sipas tyre, fenomeni përsëritet sa herë që hapen portat e hidrocentralit, ndërsa pretendojnë se ndryshimet e menjëhershme të prurjeve të ujit po shkaktojnë dëme të mëdha në faunën ujore. Pamjet e siguruara tregojnë një sipërfaqe të mbuluar me peshq të ngordhur, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe për të parandaluar përsëritjen e saj. Ekspertët e mjedisit theksojnë se ngordhja masive e peshqve mund të lidhet me disa faktorë, si ndryshimet e menjëhershme të prurjeve, mungesa e oksigjenit në ujë, lëshimi i sedimenteve apo ndryshimet e temperaturës së ujit. Shkaku i saktë mund të përcaktohet vetëm përmes analizave të ujit dhe hetimeve nga institucionet përgjegjëse. Banorët kërkojnë që Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati i Mjedisit dhe institucionet e tjera përgjegjëse të kryejnë verifikimet e nevojshme, për të sqaruar arsyet e ngordhjes masive të peshqve dhe për të marrë masa nëse konstatohen shkelje.
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- Një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e djeshme kodrën mbi Gjirin e Llamanit në Hima
- Qytetarja :”Shqiptarët i janë nënshtruar gjithë jetën sistemit komunist/Të moshu
- @United Diaspora for Albania — Jul 2026
- Prej disa vitesh, në Lukovë, një ndërtesë pa leje e shembur pranë vijës bregdeta
- Revolucioni #Flamingo #Reforma më e mirë e #36 viteve. 🦩🇦🇱
- Kjo pra osht fuqia e ARTIT, i bëhen nervat kaçurrel Erion Braçes kur kameramani