Në Himarë është ngritur një shqetësim serioz për sigurinë e pushuesve në një nga plazhet
JUL 06 2026 · 12:56
Në Himarë është ngritur një shqetësim serioz për sigurinë e pushuesve në një nga plazhet publike të zonës, ku prej ditësh raportohen rrezikime nga hekurishte të mbetura nga ndërtime të vjetra. Sipas denoncimeve të banorëve dhe vizitorëve, në vetëm dy ditë janë lënduar rreth gjashtë persona, të cilët kanë shkelur ose janë dëmtuar nga hekurat që kanë mbetur të ekspozuara në zonën e rërës dhe pranë vijës bregdetare. Mbetjet e konstruksioneve të vjetra, që nuk janë hequr apo siguruar, janë kthyer në një rrezik të drejtpërdrejtë për pushuesit, sidomos për fëmijët. Banorët shprehen të indinjuar se situata vazhdon prej kohësh, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë për pastrimin apo rrethimin e zonës së rrezikshme. “Janë hekurra të dala nga ndërtimet e dikurshme, askush nuk vjen t’i heqë, dhe janë në mes të plazhit publik,” – thonë qytetarët. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për largimin e mbetjeve metalike dhe garantimin e sigurisë në një nga zonat më të frekuentuara turistike të bregdetit shqiptar, duke theksuar se situata të tilla dëmtojnë jo vetëm pushuesit, por edhe imazhin e turizmit në Himarë.
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- Mbrojtja e natyrës nuk varet vetëm nga veprimet individuale, por edhe nga ligjet
- Važna poruka Europe Albaniji.
- How to get a luxury resort built in a protected area?
- Uncle Vlad tried a $7 oat milk latte and somehow diagnosed the entire Western wo
- Sot ka shpërthyer tensioni në protestën e fermerëve, e cila fillimisht u organiz
- Në qytetin e Librazhdit, është shënuar një protestë e pazakontë, ku vetëm një qy