Mbi 800,000 shqiptar kane ikur zyrtarisht nga 2012–2026, pra një në çdo 3-4 veta.

JUN 26 2026 · 14:00

Mbi 800,000 shqiptar kane ikur zyrtarisht nga  2012–2026, pra një në çdo 3-4 veta.

Mbi 800,000 shqiptar kane ikur zyrtarisht nga 2012–2026, pra një në çdo 3-4 veta. Ndër to 140,000 nxënës, pra çdo dy nxënësve iu është larguar një shok/shoqe klase. Kjo është drama me e madhe për një komb. Rreth 300 shkolla 9-vjeçare dhe 60 gjimnaze janë mbyllur në 14 vitet e fundit. Në qarkun e Dibrës numri nxënësve është përgjysmuar vetëm në 5 vjeçarin e fundit. Në vitin 2021-2022, me shume 1400 nxënës e braktisen gjimnazin në këtë qark. Po kush janë pasojat që sjell kjo gjendje? Prej kohësh arsimi në Shqipëri është në kolaps. Nga rreth 15000 aplikantë për mësuesi në 2013, në rreth 6,000 me vitin aktual (2025–2026) Vetëm gjatë vitit shkollor 2022–2023 u raportuan afro tre mije raste dhune në shkolla, ose më thënë ndryshe shumë se 8 për një ditë. Shumica e tyre u shkaktuan nga nxënësit dhe një pjesë më e vogël nga mësuesit. Po ngase vjen kjo? Përveç se prindër të stërzënë dhe të stresuar me nga dy punë, përveç se shumica e mësuesve janë militantë partie, për veç pagave të tyre qesharake dhe presionit qe vuajnë çdo ditë. Asnjë biblioteke e re nuk hapur në Shqipëri. Asnjë park i ri për fëmijët. Asnjë shkolle e re (jashtë Tiranës) nuk është ndërtuar, por përkundrazi, janë mbyllur. Mesazhi është i qarte: askujt nuk i plas për te ardhmen. Ngase arsimi i sotëm është shoqëria e nesërme. 300 resorte të reja te mëdha janë ndërtuara ose zgjeruara seriozisht në 10–14 vitet e fundit. Në çfarë aspekti këto resorte i ndihmojnë fëmijët, motrat dhe vëllezërit tanë të bëhen njerëz më të mirë? Askush nuk di ta thotë. Dhe për ta mbyllur, sipas një relacioni nga UNICEF të dalë gjatë kësaj jave, fëmijët që lindin sot në Shqipëri nuk mund ta kalojnë potencialin e tyre në më shumë 63%, shifër më e ulëta në Ballkan dhe jua merr mendja, edhe në Europë. E gjitha kjo nuk ka vetëm një fajtor, por një duzinë fajtoresh. Qeveri dashakeqe, opozitë bashkëfajtore, ministra qesharakë, deputetë bufa që fryjnë xhepat dhe barqet. Kështu që, të gjithë para se te shporren duhet te japin llogari për gjëmën

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution