Një protestë po zhvillohet këtë të shtunë pranë TEC-eve lundruese në Vlorë, ku qytetarë dhe
JUN 27 2026 · 12:08
Një protestë po zhvillohet këtë të shtunë pranë TEC-eve lundruese në Vlorë, ku qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit. Në zonë është vënë re një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar perimetrin për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe ruajtjen e rendit publik. Protestuesit kanë marshuar drejt TEC-eve lundruese me pankarta dhe thirrje në mbrojtje të Gjirit të Vlorës, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente. Situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë. #news24 #balkanweb #FlamingoRevolution #FlamingoAlbania #AlbanianRevolution
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- Në ditën e 27-të të protestës, qytetarët u mblodhën para Kryeministrisë dhe më p
- For the first time both opposing parties in Albania agree on this topic only, wh
- Diaspora nuk është larg Shqipërisë.
- ️Albania,Vlora
- If you’ve ever loved a dog, please don’t scroll.
- Protesta e radhës në Dusseldorf, Deutschland