Në një botë që sot po mbytet në pendesë për muret e ftohta të betonit që…

JUL 13 2026 · 15:39

Në një botë që sot po mbytet në pendesë për muret e ftohta të betonit që…

Në një botë që sot po mbytet në pendesë për muret e ftohta të betonit që ngriti me duart e veta, njeriu po kthehet me etje drejt asaj pak natyre të egër qe ka mbetur, duke kërkuar pikërisht atë pjesë shpirti që ende nuk pranon të burgoset. Të lodhur nga qytetet e pajeta, zhurmat, tymrat, njerëzit sot lakmojnë çdo pëllëmbë toket të paprekur, sepse këto oaze mbeten dëshmitarët e gjallë se asnjë mrekulli artificiale nuk vlen sa një ekosistem që merr frymë lirshëm. Njerëzimi u mburr gjatë me industrinë, derisa kuptoi se kishte humbur vetë jetën; ndaj sot, përpara këtyre zonave të pakta të mbrojtura, ai ulet në gjunjë përpara një pasurie që nuk e blen dot më me para. Çdo cep ku gabuam me urbanizimin agresiv është kthyer në një mësim të dhimbshëm, duke i kthyer këto fole të gjalla në kufirin e fundit mes harmonisë së egër dhe harresës sonë totale. I penduar për botën e ftohtë që krijoi, njeriu kthehet te kjo simfoni e jashtëzakonshme gjallesash për të gjetur paqen e humbur, i gatshëm të paguaje miliona, miliarda… por prapë gabon.. Keto brigje, laguna, burime, fauna, gjallesa, këto kodra e male që shesim për 1 €, janë vende që duhet te na kujtojnë me përulësi se kjo tokë nuk na përket ne, por ne i përkasim asaj. Duhet të gjejmë këtë përulësi me cdo kusht, në cdo lloj mënyre, dhe me cdo taktike, strategji, politik, forcë apo edhe dhunë në qoftë e vetmja mundësi… asnjë veçim nuk pranohet!

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution