Lumi Shkumbin po shkatërrohet para syve tanë.

JUL 03 2026 · 12:16

Lumi Shkumbin po shkatërrohet para syve tanë.

Lumi Shkumbin po shkatërrohet para syve tanë. Pamjet në këtë video tregojnë ndërhyrje të rënda në basenin e lumit. Në shumë zona është gërmuar i gjithë shtrati, janë hapur kanale të reja duke ndryshuar rrjedhën natyrore të tij, janë marrë inerte pa kritere dhe janë krijuar depozitime masive dheu përgjatë brigjeve, duke dëmtuar habitatet dhe duke ndotur më tej lumin. Ky nuk është zhvillim. Ky është degradim total i ekosistemit ujor të tij. Lumi Shkumbin nuk është vetëm një kanal uji. Ai është habitat për shumë specie, burim jete për komunitetet dhe pjesë e trashëgimisë sonë natyrore. #ShpëtoniShkumbinin #Shkumbini #MbroNatyrën #JoShkatërrimit

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution