Çfarë kuptimi ka sot termi “tokë publike”, përveçse si një rezervat me troje të lira për miqtë

JUL 02 2026 · 07:37

Çfarë kuptimi ka sot termi “tokë publike”, përveçse si një rezervat me troje të lira për miqtë

Çfarë kuptimi ka sot termi “tokë publike”, përveçse si një rezervat me troje të lira për miqtë e pushtetit? A quhet vërtet “pasuri kombëtare” kjo që ndahet e copëtohet sikur të ishte plaçkë lufte? Për çfarë “interesi të lartë strategjik” falet toka me 1 euro, përveç interesit jetik të llogarive bankare të disave? Si shpjegohet që ty të duhen dy dekada zvarritje zyrave për një copë letër, ndërsa “investitorit” i mjafton një xhiro me makinë për të marrë tokë sa për 100 veta? Po kur të vijnë të ta marrin edhe atë copën tënde në emër të “progresit”, çfarë do të bësh... do t’u bësh gati kafen apo thjesht do t’u urosh suksese në jetë?

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution