Që nga e premtja jam në Shqipëri për të protestuar.

JUN 24 2026 · 20:30

Që nga e premtja jam në Shqipëri për të protestuar.

Që nga e premtja jam në Shqipëri për të protestuar. Si pjesë e diasporës, kam tentuar disa herë të kontribuoj në vendin tim, duke dashur të ndërtoj këtu atë që kam ndërtuar në Itali, ku jetoj prej 24 vitesh. Por kam dështuar. Kam dështuar jo sepse më kanë munguar idetë apo forcat, por sepse ky pushtet i kalbur që nga rrënjët, kjo qeveri e korruptuar, nuk ka lejuar kurrë konkurrencën e ndershme. E jo më të presim që këta të ndërtojnë vepra në dobi të shqiptarëve. Këta janë hajdutë. Dinë vetëm të vjedhin. Kam 13 vjet që protestoj, sepse kjo qeveri i ka shtyrë masivisht shqiptarët rrugëve të botës, rrugë që nuk janë aspak të lehta. Por këto ditë kam ardhur të protestoj për fëmijët e mi, të cilët, edhe pse të vegjël, largohen duke qarë nga Shqipëria, sepse e dinë që ky vend është shtëpia e tyre. Edi Rama, ne jemi djemtë dhe vajzat e nënave që ua mbushe sytë me lot. #ramajepedorëheqjen Falënderoj të gjithë protestuesit që më bënë mua dhe çdo shqiptar të ëndërrojë sërish një të ardhme në Shqipëri.

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution