Situata para Kuvendit është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë, ndërsa

JUN 30 2026 · 11:46

Situata para Kuvendit është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë, ndërsa

Situata para Kuvendit është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë, ndërsa policia ka nisur shoqërimet e para të protestuesve. Pas incidenteve të regjistruara gjatë daljes së automjetit të zëvendëskryeministres Albana Koçiu nga Kuvendi, ku protestuesit hodhën vezë në drejtim të makinës së saj, forcat e rendit kanë ndërhyrë për të larguar turmën dhe për të rivendosur rendin. Ndërhyrja e policisë është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje me protestuesit, ndërsa efektivët kanë shoqëruar disa persona drejt automjeteve të policisë. Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë se protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të rendit, duke kërkuar lirimin e personave të shoqëruar, çka ka rritur tensionin për disa minuta. #fax #faxweb #faxnews #faxtv #policia #shoqerime #kuvend

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution