Lexo artikullin e plotë në bio 👆
JUN 22 2026 · 19:27
Lexo artikullin e plotë në bio 👆 “Nga një vrasës flamingosh”. Kështu është nënshkruar kopja e librit “The Albanian Files”, një botim prej rreth 800 faqesh që shumica e qytetarëve nuk e kanë parë ende, por pasqyron Shqipërinë që po projektohet. Brenda tij shfaqen 60 studio ndërkombëtare arkitekture, 523 projekte, marina, resorte, kulla dhe masterplane që prekin Tiranën dhe bregdetin shqiptar: nga Vlora, Orikumi, Zvërneci dhe Poro, te Divjaka, Gjipeja, Rana e Hedhun, Lukova dhe Krorëza. Në pamje të parë, libri duket si katalog arkitekture, por kur e lexon me kujdes, të shfaqet si një hartë pushteti: kush ftohet të projektojë Shqipërinë, kush paguan, kush përfiton dhe kush nuk pyetet. Në parathënien e librit, Edi Rama flet për një “liri nga ‘jo’-ja”. Por ajo “jo” është pikërisht ajo që qytetarët po thërrasin sot në shesh. #Editorial #Citizens #RevolucioniFlamingo
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- Shërbëtorët e Belinda Balluku dhe Edi Ramës vendosën të përjashtojnë Partinë Mun
- Po ju sa ditë keni në protestë?
- Ka ndonje vend ne Shqiperi qe nuk eshte shitur??
- Në çdo rrugë që more nëpër botë, more me vete edhe një pjesë të kësaj toke, ndos
- We’ve been his headache for 23 days, while he’s been ours for years
- Albanians are taking back their land, their rights, and their sovereignty by for