Duket se investimi prej afro 210 milionë lekësh nga Fondi Shqiptar i…

JUN 25 2026 · 12:31

Duket se investimi prej afro 210 milionë lekësh nga Fondi Shqiptar i…

Duket se investimi prej afro 210 milionë lekësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit tek Banjat e Bënjës në Përmet, po vihet në diskutim për nga cilësia e punimeve nga firma (Ergi SHPK) që implementon këtë vepër unikale në jug të vendit. Ulja e nivelit të ujit, ndërsa tek Vaska e Lëkurës, e zgjeruar në kuadër të projektit turistik në zonë, është shndërruar në shqetësim. Situata ka ngritur pikëpyetje nëse ndërhyrja i ka marrë në konsideratë prurjet sezonale të burimeve termale. Kur po përfundon muaji qershor në ujërat termale të Bënjës, është vënë re një fenomen që ka ngjallur zemëratë mes vizitorëve vendas por dhe ata të huaj që vijnë përditë në të dhe përballen me këtë situatë të paprecedentë. Të katër vaskat që kurojnë sëmundje të ndryshme nga ajo e lëkurës, reumatizmës, kyçeve etj, kanë mbetur pa ujë. Jashtë kameras dy ish-specialistë të kësaj fushe, shprehen se periudhën e fundit ka pasur ndërhyrje dhe ndryshime të dukshme në disa prej vaskave, veçanërisht tek vaska që kuron lëkurën e cila është boshatisur përkohësisht. #permet #banjatebenjes #reporttv

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution