Pak ditë më parë, buxheti i shtetit u zvogëlua me 4.2 milionë euro, të cilat u shpenzuan për

JUL 13 2026 · 17:30

Pak ditë më parë, buxheti i shtetit u zvogëlua me 4.2 milionë euro, të cilat u shpenzuan për

Pak ditë më parë, buxheti i shtetit u zvogëlua me 4.2 milionë euro, të cilat u shpenzuan për të mbështetur koncertin privat të Kanye West. Koncerti dështoi. Pak më shumë se një e treta e biletave u shitën në treg. Duke parë numrin e ulët të shitjeve në krahasim me pritshmëritë, koncerti rrezikonte të dështonte. Praktikisht, ai dështoi. Koncerti u “shpëtua” pasi qeveria mori 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, përmes fondeve të emergjencës, dhe i përdori për të blerë pjesën tjetër të biletave. Më pas, biletat nisën t’u shpërndaheshin punonjësve të administratës, patronazhistëve, por edhe nxënësve të shkollave, me ndihmën e mësuesve. Megjithatë, bileta nuk të hynte shumë në punë, pasi, sipas informacioneve nga njerëz që ishin të pranishëm atë natë, organizimi linte shumë për të dëshiruar. Shumë persona hynë me bileta false, madje edhe pa iu nënshtruar fare skanimit të tyre. Përveç vapës dhe pluhurit të dendur, një tjetër problem ishin mbeturinat. Nëse shkoni sot në Kashar, do të shihni këtë pamje. Të gjitha hyrjet janë të mbuluara me plehra, ngjashëm me venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë, ku duhej të ishte inceneratori, por ku sot gjenden vetëm male plehrash të mbuluara me dhe. Pamjet e pluhurit dhe mbeturinave bënë xhiron e rrjeteve sociale, ku një pjesë e të huajve që kishin ardhur për koncertin i shpërndanë gjerësisht me miqtë e tyre. Në fund, ngrihet një pyetje e drejtë: A u mbrojt imazhi i Shqipërisë me 4.2 milionë eurot e taksapaguesve për një koncert privat, apo u dëmtua edhe më shumë?

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution