Tensionet e ashpra të regjistruara paraditen e sotme para Kuvendit nuk…

JUL 23 2026 · 18:54

Tensionet e ashpra të regjistruara paraditen e sotme para Kuvendit nuk…

Tensionet e ashpra të regjistruara paraditen e sotme para Kuvendit nuk përfunduan me mbylljen e seancës plenare. Pasi një automjet zyrtar u godit me breshëri vezësh nga demonstruesit teksa po largohej nga Parlamenti, situata në terren ka eskaluar sërish. Në vijim të aksionit për shpërndarjen e turmës, forcat e policisë kanë nisur ndjekjen e të rinjve në rrugët dytësore pranë zonës së protestës. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, dokumentohet një moment i rëndë: një efektiv policie godet me shkop gome një qytetar, i cili në ato momente po largohej me vrap dhe nuk po shfaqte rezistencë ndaj forcave të rendit.

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution