GOATs
JUN 17 2026 · 18:10
Në ditën e 18-të të protestës qytetare para Kryeministrisë, qytetarët nuk ishin të vetmit që tërhoqën vëmendjen. Mes pankartave, flamujve kuqezi dhe thirrjeve kundër qeverisë, në shesh u shfaqën edhe disa dhi, duke krijuar një nga momentet më të pazakonta të protestave të deritanishme. Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë kafshët duke lëvizur pranë protestuesve, ndërsa shumë të pranishëm ndaluan për t’i fotografuar dhe filmuar. Nuk dihet se kush i solli dhitë para godinës së Kryeministrisë dhe cili ishte mesazhi i saktë që synohej të përcillej, por skena u kthye menjëherë në një nga momentet më të spikatura të protestës. Ndërkohë, protesta vijoi normalisht me fjalime dhe thirrje kundër klasës politike që, sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, mban përgjegjësi për gjendjen e vendit gjatë dekadave të fundit. Në mungesë të një reagimi nga institucionet ndaj kërkesave të protestuesve, duket se këtë mbrëmje para Kryeministrisë u shtua edhe një "delegacion" i papritur. Një gjë është e sigurt: mesazhet politike mund të ndahen, por pamjet me dhitë arritën të tërheqin vëmendjen e kujtdo që kaloi pranë protestës.
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- You make me so proud to be Albanian ️
- All the World is with Us
- SnapInsta.to_AQN4evUeM0lXEZiY_UQ3xBEcyVlvuIhmVdX7FSnB6VTdKa0HHNDHNPqBT2h_wLYQA1x
- SnapInsta.to_AQMMD4cY8yHymqTf45XFo0qxOnzzOjoT18CksslKYXxS8YoiukfsaWMsFtfMT0rVz7S
- SnapInsta.to_AQPgHxshEzxbgNu33qLyxAGjO_5vS5poEy9NjqzH1Y2py-Klv6Wgwe8MosHjUZHO_lw
- SnapInsta.to_AQPGUXd6D15w8-bPcBv1MHf-F6ol1MlwcAlW0J_IGza0WxBiEYfEbYHNCcae51t1GYa
