Kryeministri Rama është ndalur përgjatë kësaj të marte në Vlorë.
JUN 30 2026 · 09:36
Kryeministri Rama është ndalur përgjatë kësaj të marte në Vlorë. Rama vizitën e parë në qytetin bregdetar e ka zhvilluar në Orikum, ku në bazën e Pashalimanit është finalizuar marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake. Marrëveshje kjo mes qeverisë shqiptare dhe një firme italiane, që do të prodhojë në Pashaliman anije ushtarake.Pas finalizimit të kësaj marrëveshjeje, në shtator pritet që të ndryshojë në total baza e Pashalimanit. Nga një bazë ushtarake, aty do të realizohen një sërë investimesh në infrastrukturë, duke e kthyer këtë bazë në një vend prodhimi të anijeve luftarake për brenda dhe jashtë vendit.
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary