Vetëm rreth 100 metra nga autostrada Vlorë–Levan, pranë fshatit Panaja, është krijuar një pikë

JUL 13 2026 · 06:00

Vetëm rreth 100 metra nga autostrada Vlorë–Levan, pranë fshatit Panaja, është krijuar një pikë

Vetëm rreth 100 metra nga autostrada Vlorë–Levan, pranë fshatit Panaja, është krijuar një pikë e paligjshme grumbullimi mbetjesh që po merr përmasat e një landfilli. Zona është mbushur me qindra thasë mbetjesh, ndërsa në shumë prej tyre gjenden dokumente dhe fatura të fasonerive, çka e bën të mundur identifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë depozituar mbetjet në mënyrë të kundërligjshme.Sipas vëzhgimeve në terren, mjete të ndryshme futen nga një dalje pranë autostradës dhe shkarkojnë mbeturinat në këtë zonë, duke e kthyer atë në një venddepozitim të egër. Praktika dyshohet se vijon prej kohësh, me qëllim shmangien e kostove dhe detyrimeve ligjore për trajtimin e mbetjeve industriale.Pamjet tregojnë grumbuj të mëdhenj mbetjesh tekstile dhe materiale të tjera të prodhimit, të cilat jo vetëm ndotin mjedisin, por krijojnë edhe rrezik për zjarr dhe ndotje të tokës. Fakti që në thasë ndodhen fatura dhe dokumente identifikuese mund të shërbejë si provë për organet ligjzbatuese në zbardhjen e përgjegjësive.

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution