Bashkia çimenton Flamingot (5/8)
JUL 07 2026 · 16:26
Bashkia çimenton Flamingot Ditën e sotme, konstatuam se punonjës të bashkisë Kamëz kishin fshirë në një mënyrë tepër të dukshme muralen urbane. Fjalët ende duken, duke qenë se fshirja e tyre ndjek gjurmët e shkronjave, ndërsa flamingot jo më. E pritshme që për Bashkinë Kamëz, ashtu si edhe për Bashkinë Tiranë, flamingot të jenë gjallesa të shfaqura në Shqipëri me ardhjen në pushtet të Kryeministrit Rama dhe rrjedhimisht duhet të shfaqen vetëm në profilin e tij në rrjete sociale. Për këta pushtetarë vendorë edhe flamingot burojnë nga Rama teksa çdo gjë që buron nga qytetarët konsiderohet ose si kërcënim ose duhet kërcënuar. Mirëpo, ironia qëndronte te fakti që fjalët dhe gjallesat e pikturuara ishin fshirë duke përdorur çimento, i njëjti element që ka shkatërruar hapësirat publike në Tiranë, i njëjti që ka shkatërruar shtëpitë në Paskuqan, 5-Maji, Astir e shumë qytete të tjera, i njëjti që rrezikon të shkatërrojë Zvërnecin, e njëjta mendje e ashpër çimentimi që po shkatërron Shqipërinë. Bashkia, teksa çimenton shenjën, nuk kupton që përforcon gjurmën e revolucionit flamingo, i cili ka shënjuar e lënë gjurmë përgjithmonë në jetën politike të shoqërisë sonë. Ndaj çdo ditë në protestë!
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
