Peripecitë e një turisteje janë bërë virale, pasi ajo ndau minutë pas minute betejën e saj për
JUN 28 2026 · 13:12
Peripecitë e një turisteje janë bërë virale, pasi ajo ndau minutë pas minute betejën e saj për mbijetesë pasi u kafshua nga nepërka me bri, gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri, gjatë një ecjeje në Alpet Shqiptare pranë Valbonës. Amy, e cila prej 3 vitesh e gjysmë jeton në Zelandën e Re, tregon se menjëherë pasi u kafshua filmoi gjarprin për ta identifikuar, u ul në shteg dhe telefonoi 112. Por për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së komunikimit, ndihma nuk mundi ta lokalizonte menjëherë. Ajo telefonoi babanë e saj në Australi, i cili e ndihmoi të dërgonte vendndodhjen përmes aplikacionit What3Words, ndërsa më pas u lidh edhe me pronarin e një bujtine në Shkodër, i cili kontaktoi autoritetet lokale dhe bëri të mundur dërgimin e ambulancës. Gjatë pritjes, turistja tregon frikën se ishte kafshuar nga gjarpri më helmues në Shqipëri, por ajo që ka prekur më shumë njerëzit nuk është vetëm historia e saj, por mënyra se si e përballoi. Mes dhimbjes, ankthit dhe pasigurisë, ajo nuk reshti së bëri humor, të filmonte veten dhe të përpiqej të ruante qetësinë. Në fund, Amy falënderon të gjithë ata që i erdhën në ndihmë dhe thotë se pa sinjalin e telefonit dhe ndihmën e banorëve vendas, historia e saj mund të kishte përfunduar ndryshe. Fatmirësisht, sot ajo është mirë dhe e ka kthyer këtë përvojë në një mesazh për të gjithë: edhe në momentet më të vështira, mos e humb kurrë shpresën. 📹: tiktok/_lecons
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary