SnapInsta.to_AQOJZjmgzyeCItrBcwwo4RCTYIDhDF1AfnKeh4TBC8f4rMv_PUtHnU4lmPBTjI2lTQKpxQDPnf2m-TE6SutpsbxxOhvcRQeGP1uYzSU

JUN 18 2026 · 16:00

SnapInsta.to_AQOJZjmgzyeCItrBcwwo4RCTYIDhDF1AfnKeh4TBC8f4rMv_PUtHnU4lmPBTjI2lTQKpxQDPnf2m-TE6SutpsbxxOhvcRQeGP1uYzSU

Pse Evropa merret me Flamingot.! Me të drejtë, dikush mund mendojë; Po Evropës ca i duhet nëse ndërtojmë apo nuk ndërtojmë ne shqiptarët në Zonat and Mbrojtura. Pjesa më e madhe e llojeve të zogjve përfshire edhe Flamingot janë zogj shtegtues. Kur afrohet dimri, kur temperaturat fillojnë te ulen dhe ushqimi behet më i vështirë atëhere zogjtë marrin sinjal se duhet të shtegtojnë për në zonat e nxehta. Duke përdorur,pozicionin e Diellit,yjet,fushën magnetike të Tokës,lumenjtë, brigjet dhe malet si pika orientimi ato zhvendosen nga Evropa në Afrikë kryesisht, Evropën Jugore dhe në Mesdhe, duke përshkuar mijëra kilometra. Laguna e Nartës është një nga pikat e pushimit të zogjve shtegtues, e cila përdoret per të pushuar disa ditë, për të pirë ujë, për tu ushqyer dhe të vazhdojnë fluturimin e tyre ose mund të vazhdojne te jetojnë aty. Nese Shqipëria e prish Nartën, kjo do të thote se ka demtuar nje pikë shumë të rendësishme per shtegtarët, kjo do të thotë se zogjtë fillojnë të vdesin për ushqim, për uje dhe nga lodhja e madhe. Kjo do të thotë me pak zogj për Evropën, me pak Zogj për Afrikën dhe me pak zogj per botën. E nëse ndonjë idiot mund te mendojë se “Punë e madhe” se po vdesin zogjtë, po i them se zogjte jane pjesë e jetës tonë, ndoshta do të j’a shpjegoj herë tjetër.

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution