Jam i detyruar të bëj këtë postim, sepse ndihem vërtet i shqetësuar.

JUL 07 2026 · 10:52

Jam i detyruar të bëj këtë postim, sepse ndihem vërtet i shqetësuar.

Jam i detyruar të bëj këtë postim, sepse ndihem vërtet i shqetësuar. Para fillimit të sezonit, plazhi ishte i pastër, pa asnjë gjurmë ndotjeje. Tani që sezoni ka nisur dhe frekuentohet nga shumë pushues, po shoh çdo ditë e më shumë mbeturina të lëna në breg dhe në det. U bëj thirrje të gjithë pushuesve të ndërgjegjësohen. Ju lutem, çdo mbeturinë që krijoni nga ushqimet apo pijet që konsumoni, merreni me vete ose hidheni në koshat e mbeturinave, aty ku ka. Njëkohësisht, i bëj thirrje edhe Bashkisë së Vlorës të marrë në konsideratë vendosjen e disa koshave të mbeturinave në zonën e Pishporos, Nartë, pasi mungesa e tyre e vështirëson ruajtjen e pastërtisë. Po bëjm çmos për ta mbrojtur këtë vend dhe për ta fituar këtë betejë në mbrojtje të një prej vendeve më të bukura që kemi. Por këtë nuk mund ta bëj i vetëm. Kam nevojë për bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e secilit prej jush. Ta mbajmë të pastër Pishporon, sepse natyra nuk na përket vetëm neve, por edhe brezave që do të vijnë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! I feel compelled to make this post because I am genuinely concerned. Before the start of the summer season, the beach was clean, with no signs of pollution. Now that the season has begun and many people are visiting, I am seeing more and more litter being left on the beach and in the sea every day. I kindly ask all visitors to be more responsible. Please take your rubbish with you after eating or drinking, or dispose of it in the available waste bins where possible. At the same time, I would like to call on the Municipality of Vlorë to consider installing more waste bins in the Pishporo, Nartë area, as the lack of them makes it much harder to keep the beach clean. I am doing everything I can to keep this place clean and to win this battle to protect one of the most beautiful places we have. But I cannot do it alone. I need everyone’s cooperation and awareness. Let’s keep Pishporo clean, because nature does not belong only to us—it also belongs to the generations that will come after us. Thank you for your understanding and support.

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution