Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka marrë fjalën përpara protestuesve të mbledhur, duke
JUN 29 2026 · 18:48
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka marrë fjalën përpara protestuesve të mbledhur, duke shprehur mbështetjen e saj të plotë për kauzën e qytetarëve shqiptarë. Ajo vlerësoi qëndresën popullore dhe garantoi se zëri i tyre do të dëgjohet edhe në institucionet europiane në Bruksel. “Solidaritet me popullin shqiptar që proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera si shqiptarët, për demokraci”, deklaroi eurodeputetja. Strik theksoi gjithashtu se kjo valë protestash është një tregues i qartë se shoqëria nuk pranon shtypjen e lirive themelore dhe kërkoi një kthesë në mënyrën se si funksionon pushteti në Shqipëri. “Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur.” #news24 #balkanweb #FlamingoRevolution #FlamingoAlbania #AlbanianRevolution
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- Për ironi, kjo rrugë quhet “ALBANIA”.
- Kriminelët që kërkohen nga shteti i Indis bëhen shtetas Shqipëtar brënda ditës d
- Studentët i dërgojnë mesazhin Kryeminsitrit nga Univeristeti Politeknik i Tiranë
- Nessun diritto umano può essere negoziabile: siamo in Albania, stiamo entrate a
- Studentët për Shqipërinë 🇦🇱
- Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në protestën para Kryeministrisë deklaroi se libri