Për ironi, kjo rrugë quhet “ALBANIA”.

JUN 29 2026 · 15:26

Për ironi, kjo rrugë quhet “ALBANIA”.

Për ironi, kjo rrugë quhet “ALBANIA”. Jemi në vitin 2026. Ndërsa flitet për turizëm elitar dhe zhvillim, banorët e kësaj zone në Durrës vazhdojnë të jetojnë pranë një kanali të hapur me ujëra të zeza. Vetëm emri i kësaj rruge duhet të mjaftonte që ky problem të zgjidhej brenda 24 orëve. Është një nga hyrjet që shohin turistët dhe përshtypja e parë që marrin për “Albania” nuk duhet të jetë një kanal me mbeturina dhe ujëra të zeza. Banorët ankohen prej kohësh për aromën e rëndë, praninë e insekteve, ndotjen dhe shqetësimet që kjo situatë u shkakton në jetën e përditshme. Në vapën e verës, problemi bëhet edhe më i rëndë. Nuk ka nevojë për premtime të reja. Mjafton të zgjidhen problemet bazë që prekin qytetarët çdo ditë. Sepse një vend nuk gjykohet vetëm nga fjalimet, por edhe nga rrugët, lagjet dhe kushtet ku jetojnë njerëzit.

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution