Nëna ime ishte farmaciste, një nga ato gra që e kuptonin kujdesin për të tjerët jo si
JUN 29 2026 · 13:44
Nëna ime ishte farmaciste, një nga ato gra që e kuptonin kujdesin për të tjerët jo si profesion, por si mënyrë jetese. Dekada pune, receta të shkruara me dorën e qetë të dikujt që kishte mësuar të lehtësonte ankthin e njerëzve, fytyra që hynin në farmaci me shqetësimet e tyre dhe largoheshin disi më të qetë, me pak më shumë besim se e nesërmja mund të ishte më e mirë për shëndetin. Për gjithë këtë jetë pune, shteti i caktoi një pension prej 18.600 lekësh në muaj, ose rreth 186 euro. Një shifër e ftohtë, një vendim administrativ që, në gjuhën e numrave, pretendon të përkufizojë vlerën e një jete të tërë të kaluar në shërbim të të tjerëve. Brezi që shohim në videon që qarkullon këto ditë protestash ndaj sistemit politik 35 vjeçar, që varfëroi njeriun dhe nëpërkëmbi dinjitetin e tij, është brezi që kaloi vitet e rënda të komunizmit, që punoi shpesh pa të drejtën për të zgjedhur, që ndërtoi, sakrifikoi, duroi dhe mbajti mbi supe barrën e një kohe të vështirë. Janë njerëzit mbi sakrificat e të cilëve, është ngritur jeta jonë e sotme. Pa përkushtimin e tyre, kurrizi ynë do të ishte më i përkulur dhe shpirti ynë më i bjerrë në dashuri, humanizëm dhe ndjenjë përgjegjësie. Nëna ime u nda nga jeta një vit më parë, por çdo muaj, kur shkonte të merrte pensionin e saj prej 186 eurosh, buzëqeshte me atë humor të hidhur që shpesh mbetet forma e fundit e dinjitetit dhe më thoshte: "Do dal të marr pensionin, nesër do bëhem pasanike." Lëmoshë e quajtur drejtësi sociale. Çnjerëzore. E veshët e mi, ironinë e nënës sime nuk e harrojnë. Ndaj protestojmë edhe për ta. #flamingorevolution 🦩🦩🦩
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- Një situatë shqetësuese është raportuar në lumin Valbona në Tropojë, ku fadroma
- Në ditën e 30-të të protestës qytetare në Tiranë, një nga fjalimet më të…
- The Albanian Files is an 800-page book containing 523 projects planned across Al
- Mos i kërkoni dosjet në shesh, dosjet janë kapicë në qeveri!
- Më 31 maj, pas festës së ditëlindjes së nipërve të mi, bashkë me kolegen Erisa K
- Për ironi, kjo rrugë quhet “ALBANIA”.