Më 31 maj, pas festës së ditëlindjes së nipërve të mi, bashkë me kolegen Erisa Kryeziu u nisëm

JUN 29 2026 · 15:21

Më 31 maj, pas festës së ditëlindjes së nipërve të mi, bashkë me kolegen Erisa Kryeziu u nisëm

Më 31 maj, pas festës së ditëlindjes së nipërve të mi, bashkë me kolegen Erisa Kryeziu u nisëm drejt Policisë së Shtetit për të raportuar mbi një protestë që fillimisht kishte qarkulluar si thirrje në rrjetet sociale. Tërheqja zvarrë e një të riu në Zvërnec solli grumbullimin e parë të qytetarëve, të ndarë në dy lokacione: një pjesë pranë Drejtorisë së Policisë dhe një pjesë pranë godinës së Policisë së Shtetit. “Pse pikërisht tani u ngritën shqiptarët?”, “Kush i financon?”, “Pse kanë heshtur për kaq shumë vite?” ishin disa nga pyetjet që dëgjoheshin vazhdimisht, ndërsa protesta nisi të vazhdonte ditë pas dite. Në tërheqjen zvarrë të të riut në Zvërnec, mendoj se secili prej nesh pa një copëz të vetes. Të gjithë, në një formë apo një tjetër, jemi ndier tërhequr zvarrë ndër vite: qoftë kur nuk e gjen veten pas përfundimit të shkollës; qoftë në pështjellimin që të krijohet në gjoks kur në emigrim, pastron tavolinat e një bari; apo kur pret me orë në dhomën e urgjencës së spitalit, duke u lutur që gjendja jote të mos jetë serioze. Dhe teksa kjo është protesta më e gjatë që kam raportuar në gjashtë vite punë si gazetare, të thuash që ky organizim është i pavlerë sepse në fund të ditës kryeministri është akoma në pushtet, do të thotë të jesh shumë naiv dhe të kesh rënë pre e propagandës qeveritare. Në festimin e një muaji të kësaj rezistence “të agjenturave të huaja”, e cila sulmohet çdo ditë si e paarsimuar, islamike apo e kamufluar me atë që vërtet edhe kryeministri dëshiron të mbrojë, ja vlen t’i përmendim disa arritje të rëndësishme që ka prodhuar.

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution