Ky djalë quhet Oljam Dervishi @oljamdervishi Deri sot as nuk e kisha dëgjuar emrin e tij dhe
JUL 07 2026 · 16:19
Ky djalë quhet Oljam Dervishi @oljamdervishi Deri sot as nuk e kisha dëgjuar emrin e tij dhe as nuk e njihja. Por këtë video ma dërguan disa njerëz. E dëgjova me shumë vëmendje dhe u binda se, pas 37 ditësh protestash, është njeriu i parë dhe i vetmi deri tani që pati guximin të ngjitet në podium dhe të flasë hapur për shfuqizimin e Ligjit 21/2024 dhe të cilin e lejuan të flasë deri në fund pa i ndërprerë fjalën.(Qe te mos keqkuptohemi: Te pakten per te cilin egziston nje video qe ma kane derguar disa njerez, se me siguri qe kane folur shume por une personalisht nuk kam pasur deri tani nje video te tille ku flitet qarte vetem per Ligjin 21/2024 dhe mbrojtjen e Natyres) Jo vetëm që foli për ligjin, por e shpjegoi qartë, me argumente dhe me një artikulim që, për mendimin tim, askush nuk e kishte bërë deri tani. Vetë fakti që më në fund u dëgjua një fjalim i plotë për Ligjin 21/2024 nga podiumi më jep shpresë se kjo betejë sapo ka hyrë në një fazë të re. Na duhen më shumë të rinj si Oljami: të guximshëm, të qartë në mendim dhe të aftë ta thonë të vërtetën ashtu siç e shohin. Dëgjojeni me vëmendje dhe shpërndajeni këtë video. Për mua, është videoja e parë që vjen nga Tirana dhe që e vendos Ligjin 21/2024 në qendër të debatit publik. Dhe vetëm për këtë, ia vlen të përshëndetet. Falemenderit Eljon 🇦🇱👏🏻💪🏻
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary