Kjo është Shqipëria që dua!
JUL 02 2026 · 19:41
Kjo është Shqipëria që dua! Jam thellësisht e prekur nga një prej planeve më domethënëse të operatorit @pariddado të @vizionplustv sot…një protestues, me flamurin kombëtar mbi supe, që i pastron fytyrën një efektivi policie. Ky është imazhi që dua të mbaj mend nga kjo ditë. Jam e bindur se në polici, në administratë, madje edhe në parlament,ka njerëz të ndershëm që bëjnë punën e tyre me dinjitet. Nuk besoj te përgjithësimet dhe as te urrejtja kolektive. Dhuna nuk fiton kurrë. Forca e një proteste nuk matet me përplasjet, por me qytetarinë. Me sheshe të mbushura me gra, nëna, fëmijë, të rinj e të moshuar. Me zëra që kërkojnë drejtësi, jo hakmarrje. Argumentet peshojnë më shumë se vezët. Fjalët e qytetarëve nuk mbyten as me ujë me presion, as me gaz lotsjellës. Stop dhunës. Stop arrogancës. Stop përdorimit të halleve të qytetarëve të ndershëm!!!
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- The Flamingo Protest is in Brussels 🦩
- Me lot në sy, një qytetare iu drejtua efektivëve të policisë me një mesazh të dr
- Dita e 33-të e protestës mbushi sërish sheshin me mijëra qytetarë, të cilët kërk
- Durimi eshte arma jone e forte dhe e vetmja armë që na duhet për të përballuar ç
- Flamingo Revolution
- Kanë zotë trojet tanë 🦅