Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërhyri në zonën e Krujës, duke prishur disa

JUN 25 2026 · 13:00

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërhyri në zonën e Krujës, duke prishur disa

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërhyri në zonën e Krujës, duke prishur disa struktura informale të përdorura për shuarjen e gëlqeres, një aktivitet me ndikim të konsiderueshëm në mjedis. Sipas verifikimeve të kryera, në këto gropa, të ndodhura në Pyllin e Picrragës, digjeshin goma të përdorura, plastikë dhe mbetje vajrash, duke çliruar tym dhe substanca të rrezikshme që ndotnin ajrin, tokën dhe ujërat përreth, si dhe përbënin rrezik për shëndetin e banorëve. Ndërhyrja e IKMT-së synon mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik, si dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territor.

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution