Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një tjetër denoncim nga një qytetar, këtë herë nga
JUL 08 2026 · 17:28
Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një tjetër denoncim nga një qytetar, këtë herë nga zona pranë Fushë-Krujës, i cili ngre shqetësimin për ndotjen e rëndë të liqenit. Sipas tij, gjatë një shëtitjeje pranë liqenit ka konstatuar sasi të mëdha mbetjesh të hedhura përgjatë bregut dhe mbi sipërfaqen e ujit, duke e kthyer zonën në një vatër ndotjeje. Pamjet e dërguara në redaksinë tonë tregojnë grumbuj mbetjesh pranë liqenit, ndërsa qytetari shprehet se era në zonë është bërë e padurueshme. "Përshëndetje, sot po bëja një shëtitje te liqeni pranë zonës së Fushë-Krujës. Mbi liqen pashë hedhje të jashtëzakonshme të plehrave. Ju lutem, nëse e shihni të drejtë, bëjeni publike që të ndalojnë këtë masakër dhe ta pastrojnë, sepse mban një erë të tmerrshme.", shkruan qytetari. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse për pastrimin e zonës dhe identifikimin e personave që depozitojnë mbeturina në këtë hapësirë natyrore. Ndotja e liqeneve dhe zonave të gjelbra mbetet një problem i përsëritur në shumë pjesë të vendit, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë kontrolle dhe masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit.
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary