Një reportazh viziv i The New York Times ka publikuar pamje satelitore që tregojnë ndryshime
JUL 08 2026 · 18:41
Një reportazh viziv i The New York Times ka publikuar pamje satelitore që tregojnë ndryshime të mëdha në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, ku parashikohet të ndërtohet resorti luksoz i lidhur me Jared Kushner. Sipas investigimit, ndonëse qeveria shqiptare dhe kompania zhvilluese kanë deklaruar se punimet nuk do të nisnin pa përfunduar vlerësimi i ndikimit në mjedis, pamjet tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e territorit është pastruar, është shtruar një rrugë rreth 7 kilometra e gjatë, është ndërtuar një urë dhe janë rrafshuar mbi 8 hektarë tokë. Reportazhi rikujton se në vitin 2024 qeveria ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura, duke ulur nivelin e mbrojtjes për zonën ku planifikohet investimi. Sipas The New York Times, zhvillimet në terren kanë nxitur protesta të shumta në Shqipëri dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi dëmet mjedisore të shkaktuara, ndërsa projekti parashikon ndërtimin e hoteleve, parkut ujor, kazinosë, fushës së golfit dhe objekteve të tjera turistike luksoze. Kjo është një pamje satelitore e një habitati natyror të mbrojtur për zogjtë shtegtarë dhe kafshë të tjera të egra në jugperëndim të Shqipërisë. Kjo është fotografuar në mars. Kjo është e njëjta zonë në mes të qershorit. Një pjesë e madhe e saj është rrafshuar dhe mbuluar me zhavorr. Është pranë fshatrave të Zvërnecit, dhe është gjithashtu vendi ku Jared Kushner dhe disa prej partnerëve të tij në pasuri të paluajtshme, Sazan Real Estate Development, duan të ndërtojnë një resort luksoz me mbështetjen e fortë të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Puna që kompania zhvilluese ka bërë deri tani ka bërë që mijëra shqiptarë të dalin në rrugë për të protestuar kundër asaj që ata e shohin si shitje të Shqipërisë te investitorët e huaj, si dhe kundër dëmit ndaj tokave të mbrojtura. Sazan Real Estate Development dhe qeveria shqiptare thonë se një vlerësim i ndikimit në mjedis është duke u përgatitur dhe do të përfundojë përpara se të nisë çdo punë ndërtimi. Por analiza jonë e pamjeve satelitore tregon se sipërfaqe të gjera toke tashmë janë pastruar,një rrugë është përmirësuar,dhe një urë e re është ndërtuar, duke ngritur pyetje serioze për ndikimin që tashmë ka ndodhur (ndaj mjedisit).
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary