Gjithçka filloi më 30 maj – Kur të tjerët heshtnin, ne ishim aty! ✊
JUL 08 2026 · 19:39
Gjithçka filloi më 30 maj – Kur të tjerët heshtnin, ne ishim aty! ✊ Aty ku mediat heshtën për dy ditë me radhë dhe ku asnjë parti tjetër nuk guxoi të shkelte, aktivistët tanë ishin të parët në rresht, ballë për ballë me policinë e shtetit dhe asaj të oligarkut. Ishim aty sepse na thirrën banorët e Zvërnecit, sepse halli i tyre është edhe i yni, sepse tek ne kanë besim. Jo vetëm protestuam, por dokumentuam çdo abuzim. Përmes transmetimeve të gjata live nga unë dhe dhjetëra aktivistë të Lëvizjes BASHKË, bëmë që zëri i Zvërnecit të dëgjohej kudo, duke thyer çdo mur heshtjeje. Ajo ditë hapi rrugën e një revolte të drejtë. Dhe për të gjithë ata që erdhën më vonë e që sot tentojnë të përçajnë apo të kërkojnë largimin e aktivistëve, u themi: Forca jonë qëndron te bashkimi, jo te ndarja. Ne nuk tërhiqemi. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi përherë në krahun e drejtë të historisë – pranë banorëve dhe të drejtave të tyre! 🤜🤛 #zvernec #flamingorevolution #levizjabashkefier #shqiperiere #30maj
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary