Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një rast të papërgjegjshëm në aksin rrugor pranë
JUL 10 2026 · 14:48
Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një rast të papërgjegjshëm në aksin rrugor pranë TEG-ut, në drejtim të ish-Rezervave të Shtetit në Lundër, ku një betoniere po lëvizte duke derdhur beton në rrugë. Sipas denoncuesit, betoni i rënë nga mjeti ka përfunduar edhe mbi automjetin e tij, duke i spërkatur xhamin dhe duke krijuar rrezik për drejtuesit e tjerë të mjeteve. Qytetari shprehet i indinjuar edhe për mungesën e reagimit të autoriteteve, duke theksuar se komisariati i policisë ndodhet vetëm rreth 200 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. "Përshëndetje! Ju lutem desha t'ju dërgoj një video që ta bëni publike. Betonieret e oligarkëve në mes të ditës derdhin betonin në rrugë, para TEG-ut në drejtim të ish-Rezervave të Shtetit në Lundër, aq sa i gjithë betoni na erdhi te xhami i makinës sonë. Ndërkohë komisariati inekzistent i policisë është vetëm 200 metra më tej. Videoja është bërë para rreth 30 minutash," shkruan qytetari. Ngjarje të tilla jo vetëm dëmtojnë automjetet, por përbëjnë edhe rrezik për sigurinë rrugore. Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të identifikuar dhe ndëshkuar subjektet që qarkullojnë pa respektuar rregullat e transportit të materialeve të ndërtimit.
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- Albanians took to the streets for the 40th day in a row yesterday; 40 days holds
- Nëse qeveria mendon se mund të na intimidojë duke përdorur policinë dhe kërcënim
- Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e një prej përrenjve që derdhen
- Albanians are known for their hospitality, respect and kindness. Especially towa
- The Albanian government spent €4 million from the emergency fund to purchase tic
- Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania dhe hedh dritë mbi n