Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e një prej përrenjve që derdhen në zonën e
JUL 10 2026 · 12:52
Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e një prej përrenjve që derdhen në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të verifikojnë nëse ujërat janë të ndotura. Sipas denoncimit të tij, përroi kundërmon erë të rëndë dhe ka dyshime se, përveç ujërave të tij, në të mund të derdhen edhe ujëra të zeza nga zona përreth. "Desha t'ju bëj me dije për një nga përrenjtë që derdhen te Plazhi i Ri në Vlorë, sepse bie erë të keqe. Nuk e di si ta vë Bashkinë e Vlorës në dijeni që të bëhen analizat e ujit dhe të merret vesh nëse ka ndotje nga ujërat e zeza, prandaj po ju informoj juve", shkruan qytetari. Ai thekson se nuk dëshiron të dëmtojë turizmin në qytet, por kërkon që situata të verifikohet sa më parë, pasi në këtë zonë lahen çdo ditë pushues dhe çdo ndotje e mundshme mund të përbëjë rrezik për shëndetin. Sipas tij, një përrua tjetër që ndodhet vetëm pak metra më tej ka ujë të pastër, ndërsa ky përrua ka erë të fortë të pakëndshme, çka ka shtuar shqetësimet e banorëve. Qytetari u bën thirrje Bashkisë së Vlorës dhe institucioneve përgjegjëse të kryejnë analizat e nevojshme të ujit dhe të sqarojnë nëse kemi të bëjmë me ndotje nga ujërat e zeza apo me një fenomen tjetër.
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- From the strength of its people to the fragility of its landscapes, Albania show
- Albanians took to the streets for the 40th day in a row yesterday; 40 days holds
- Nëse qeveria mendon se mund të na intimidojë duke përdorur policinë dhe kërcënim
- Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një rast të papërgjegjshëm në aksi
- Albanians are known for their hospitality, respect and kindness. Especially towa
- The Albanian government spent €4 million from the emergency fund to purchase tic