Pamjet e mbërritura sot në redaksi tregojnë një situatë shqetësuese në plazhin e Borshit, ku
JUL 08 2026 · 15:02
Pamjet e mbërritura sot në redaksi tregojnë një situatë shqetësuese në plazhin e Borshit, ku uji i detit shfaqet me ngjyrë të errët dhe sipas pushuesve mban edhe erë të rëndë. Pushuesit që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në këtë zonë thonë se janë përballur me një realitet krejt ndryshe nga ai që prisnin, duke ngritur shqetësime për cilësinë e ujit dhe ndikimin që kjo situatë mund të ketë në shëndetin e tyre. Ka dyshime se ndotja vjen nga një kanal i hapur dhe që derdhet direkt e në det, por pritet që autoritetet kompetente të kryejnë verifikimet përkatëse. Edhe bizneset që operojnë në zonë shprehen të shqetësuara, duke deklaruar se situata po ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre. Sipas tyre, shumë turistë po largohen sapo shohin gjendjen e detit, duke sjellë humbje ekonomike në kulmin e sezonit veror. Banorët dhe operatorët turistikë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet për të identifikuar burimin e ndotjes dhe për të rikthyer sigurinë dhe pastërtinë në një nga plazhet më të frekuentuara të rivierës shqiptare. Situata të ngjashme janë raportuar edhe më herët në zona të ndryshme të bregdetit të Jonit.
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- I do understand why the state has intervened in the concert, but if preventing e
- Dy ditë më parë, Kujtim Plangaj, një fermer nga fshati Postribë i Shkodrës kërko
- Follow @h_partanen to her mission in Albania! 🇦🇱🦩
- Day 39 , Cancel 21/2024 , 20/2025 🇦🇱
- Eurodeputetja holandeze Tineke Strik @tineke.strik , anëtare e Delegacionit të P
- Albania is in the middle of a political revolution, people are poor, tired, an e