Eurodeputetja holandeze Tineke Strik @tineke.strik , anëtare e Delegacionit të Parlamentit
JUL 08 2026 · 15:39
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik @tineke.strik , anëtare e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, foli sot në mbledhjen e Komitetit Parlamentar BE–Shqipëri. Ajo deklaroi se ndryshimet e ligjit për zonat e mbrojtura të miratuara në vitin 2024 nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Sipas saj, Parlamenti Evropian ka kërkuar shfuqizimin e këtyre ndryshimeve, miratimin e një ligji të ri sipas standardeve të BE-së dhe vendosjen e një moratoriumi për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri në miratimin e ligjit të ri. Strik tha gjithashtu se vendet kandidate nuk duhet të bëjnë hapa pas në procesin e integrimit dhe i bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë të respektojë standardet evropiane. Në fund, ajo përgëzoi punën e SPAK-ut për pavarësinë e tij dhe kërkoi që Kuvendi të lehtësojë hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, duke përmendur edhe kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- Follow @h_partanen to her mission in Albania! 🇦🇱🦩
- Pamjet e mbërritura sot në redaksi tregojnë një situatë shqetësuese në plazhin e
- Day 39 , Cancel 21/2024 , 20/2025 🇦🇱
- Albania is in the middle of a political revolution, people are poor, tired, an e
- Edi Rama ndalon hyrjen në Shqipëri njërit prej deputetëve shqiptarë në Maqedoni.
- Europe must be at the side of the brave people defending nature in Albania.