Edi Rama ndalon hyrjen në Shqipëri njërit prej deputetëve shqiptarë në Maqedoni.
JUL 08 2026 · 16:05
Edi Rama ndalon hyrjen në Shqipëri njërit prej deputetëve shqiptarë në Maqedoni. Zyrtarë të VLEN-it mbahen për një orë në Qafë Thanë pa iu komunikuar arsyeja, njëri nga shoqëruesit me ndalesë hyrje në Shqipëri(VIDEO) Strugalajm ka siguruar videon nga pika kufitare e Qafë Thanës, ku shihen zyrtarët e VLEN-it gjatë qëndrimit të tyre në pritje për verifikim nga autoritetet kufitare. Zyrtarë të VLEN-it janë mbajtur për rreth një orë në pikën kufitare të Qafë Thanës, pa iu komunikuar fillimisht arsyeja e ndalimit, ndërsa gjatë kontrolleve është konstatuar se njëri prej personave që udhëtonte me ta kishte ndalesë për hyrje në Shqipëri. Bëhet fjalë për koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, deputetin Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas deklarimeve të tyre, ata tentuan të kalonin kufirin me pasaporta diplomatike, por u mbajtën në pritje për rreth një orë pa marrë sqarime për arsyen e ndalimit. Pas verifikimeve, sipas tyre, u është bërë e ditur se tre prej tyre mund të vazhdonin udhëtimin, ndërsa personi i katërt nuk lejohej të hynte në territorin shqiptar për shkak të ndalesës së regjistruar. Në shenjë revolte, zyrtarët vendosën të kthehen, ndërsa më pas pretendojnë se u është komunikuar se ndaj tyre ishte vendosur gjithashtu ndalesë hyrjeje në Shqipëri. (StrugaLajm.com)
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- Day 39 , Cancel 21/2024 , 20/2025 🇦🇱
- Eurodeputetja holandeze Tineke Strik @tineke.strik , anëtare e Delegacionit të P
- Albania is in the middle of a political revolution, people are poor, tired, an e
- Europe must be at the side of the brave people defending nature in Albania.
- Keni Uest edishën (10/11)
- Keni Uest edishën (9/11)