E vërteta e Vjosë–Nartës
MAY 14 2026 · 12:30
E vërteta e Vjosë–Nartës Ndërkohë që institucionet vazhdojnë me deklarata kontradiktore dhe përpjekje për të minimizuar situatën, në terren Vjosë–Narta po zhduket para syve tanë. Ekskavatorët po shqyejnë çdo copë të tokës së mbrojtur, duke varrosur nën çakull pyllin bregdetar, dunat ranore dhe habitatet më të rëndësishme të deltës së Vjosës. Sot, bashkë me partnerët zhvilluam një konferencë për shtyp duke sjellë dëshmi, fakte dhe pamje nga terreni mbi realitetin brutal që po fshihet pas propagandës dhe heshtjes institucionale. Vjosa–Narta nuk është shesh ndërtimi dhe nuk do të lejojmë të sakrifikohet në heshtje. Të shtunën në orën 11:30, protestojmë. 📍 Hidrovori, Akërni, Vjosë–Nartë Nisja nga Tirana: Opera dhe Baleti | 08:30 Nisja nga Vlora: Sheshi Xhamia | 10:30 HIQNI DUART NGA VJOSË–NARTA - The Truth About Vjosa–Narta While institutions continue issuing contradictory statements and attempting to minimize the situation, on the ground Vjosa–Narta is being destroyed in plain sight. Excavators are tearing through protected land, burying beneath gravel the coastal forest, sand dunes, and some of the most important habitats of the Vjosa - Narta Protected Area. Today, together with our partners, we held a press conference presenting evidence, documented facts, and footage from the field, exposing the alarming reality hidden behind institutional silence and misleading narratives. Vjosa–Narta is not a construction site. And it must not be sacrificed in silence. This Saturday at 11:30 AM, join the protest. 📍 Pomp station, Akërni, Vjosa–Narta #handsofvjosanarta
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary
More from Flamingo Revolution
- 🇦🇱❤️
- Saseno — the island Italy couldn't hold
- Zëri i traditës që të prek shpirtin.
- Protestë e shoqërisë civile dhe banorëve kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur t
- Albanski studenti iz više krajeva regiona okupiće se danas u Skoplju na protestu
- Serious damage is happening right now in the Vjosa-Narta Protected Area in Alban
