Protestë e shoqërisë civile dhe banorëve kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Hidrovorit
MAY 16 2026 · 12:45
Protestë e shoqërisë civile dhe banorëve kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Hidrovorit të Akërnisë Mbi 100 protestues, përfaqësues të shoqërisë civile dhe banorë të zonës, janë mbledhur në Hidrovorin e Akërnisë për të kundërshtuar punimet që kanë nisur prej disa ditësh në brendësi të pyllit, një zonë e mbrojtur mjedisore. Gjatë protestës, qytetarët kanë shembur rrethimin e vendosur nga firma që po kryen punimet, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të ndërtimeve dhe transparencë të plotë mbi projektin që po zbatohet në këtë territor. Protestuesit theksojnë se kjo zonë është pasuri publike dhe e mbrojtur me ligj, ndaj çdo ndërhyrje duhet të jetë e konsultuar me komunitetin dhe të respektojë legjislacionin mjedisor. Ndërkohë, situata po ndiqet nga afër edhe nga forcat e policisë, të cilat ndodhen në terren.
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary