Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte me helikopter në Vlorë, sipas njoftimit të
JUN 05 2026 · 17:55
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte me helikopter në Vlorë, sipas njoftimit të bërë më herët. Gjatë vizitës së tij, ai pritet të zhvillojë një mbledhje në Pallatin e Kulturës “Labëria”. Burime nga terreni bëjnë me dije se arsyeja kryesore e vizitës është një takim me banorët e zonës së Zvërnecit. Në kuadër të kësaj vizite, në perimetrin përreth janë angazhuar forca të shumta sigurie. Në hyrje të sallës ku po mbahet takimi është vendosur një detektor metali për kontrollin e qytetarëve që hyjnë në ambientet e brendshme.
Source: instagram.com
Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary