Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në bulevardin përballë Kryeministrisë për të protestuar

JUN 01 2026 · 14:00

Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në bulevardin përballë Kryeministrisë për të protestuar

Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në bulevardin përballë Kryeministrisë për të protestuar kundër projekteve të ndërtimit në Zvërnec, në një nga reagimet më të mëdha qytetare të muajve të fundit. Por përveç protestës, vëmendjen e pjesëmarrësve e ka tërhequr edhe një tjetër detaj shqetësues. Në tarracën e godinës së Ministrisë së Brendshme janë vënë re disa persona që fotografojnë dhe filmojnë turmën e protestuesve. Pamjet kanë ngritur pikëpyetje dhe reagime mes qytetarëve, të cilët pyesin se për çfarë qëllimi po kryhet ky monitorim dhe nëse po mbahet evidencë e personave që kanë marrë pjesë në protestë. Në një shtet demokratik, e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese dhe çdo veprim që perceptohet si presion apo intimidim ndaj qytetarëve ngjall shqetësim publik. Ndërsa qytetarët kërkojnë transparencë për atë që po ndodh në Zvërnec, lind edhe një tjetër pyetje: pse duhet të ndihen të vëzhguar ata që dalin në shesh për të shprehur mendimin e tyre? #tirana #albania #shqiperi #shqiperia #vrojtuesitnews

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution