Sot qytetarët treguan se asnjë kordon policie nuk mund të ndalë një kauzë të drejtë.

JUN 03 2026 · 15:00

Sot qytetarët treguan se asnjë kordon policie nuk mund të ndalë një kauzë të drejtë.

Sot qytetarët treguan se asnjë kordon policie nuk mund të ndalë një kauzë të drejtë. Pavarësisht përpjekjeve për t’i penguar dhe për t’u mohuar të drejtën kushtetuese për të protestuar, qytetarët qëndruan të vendosur dhe arritën ta çajnë bllokadën e ngritur ndaj tyre. Në mesin e tyre kishte gra, të rinj, të moshuar dhe familjarë që kishin dalë për të ngritur zërin kundër padrejtësive. Ajo që ndodhi sot është dëshmi se frika po ndryshon krah. Një pushtet që mobilizon policinë kundër qytetarëve të vet tregon dobësi, jo forcë. Ndërsa qytetarët që përballen paqësisht me presionin dhe nuk tërhiqen, tregojnë se demokracia ende jeton. Sot fitoi e drejta për të protestuar. Sot fitoi qytetaria. Sot fitoi guximi përballë arrogancës së pushtetit. Sa më shumë të përpiqen ta mbysin zërin e qytetarëve, aq më i fortë do të bëhet ai 💪 🇦🇱

Source: instagram.com

Part of Flamingo Revolution · Watch in the documentary

More from Flamingo Revolution